Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë jepen me koncension

329
fresco

Pas Teatrit Kombëtar dhe shumë veprave të tjera në qytet, duket se nga koncensioni, thënë ndryshe, nga partneriteti publik-privat, nuk do të shpëtojnë as varrezat e dëshmorëve të Tiranës.

Ky është tani për tani propozimi i bashkisë së kryeqytetit, e cila planifikon që tarifën për mirëmbajtjen e varrezave ta përfshijë brenda faturës së ujit.

Më tej do të jetë UKT ajo që do t’ia kalojë këtë tarifë firmës private, e cila do të bëjë krasitjen e barit, ujitjen, dekorin e rrugëve, organizimin e eventeve dhe krijimin e një repertori muzikor që do të luhet me rastin e datave përkujtimore.

Në relacionin e bashkisë thuhet ndër të tjera:

Ne duam për Tiranën varreza dinjitoze. Ne kemi të drejtë si kryeqytet të nderojmë ashtu siç duhet të rënët për liri. Nevoja e transformimit mjedisor dhe shërbimeve në varrezat e dëshmorëve duhet të ndjekë modelin e aktiviteteve të ngjashme si Nata e Bardhë, apo Peza N’Fest, të cilat ndonëse janë të kufizuara në kohë, duhen parë si pikë referimi”.

Comments