Varroset ish-luftëtari i UÇK-së që vdiq në kanal

334

Rrustem Maraj, i cili humbi jetën pasi kishte rënë në një kanal në Vrelle të Istogut është varrosur sot.

Maraj, i cili ishte edhe invalid i luftës, u varros në fshatin Vrellë me nderime të larta nga FSK-ja.

I ndjeri kishte humbur jetën pasi kishte rënë në një kanal të thellë rreth 60 metra, dhe pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe zjarrfikësit për ta shpëtuar atë, ai është nxjerrë mbrëmjen e së hënës nga kanali pa shenja jete.

Në lidhje me këtë kanal nga banorët e këtij fshati është thënë se ështe hapur nga gurëthyeset dhe se nuk ka pasur masa mbrojtëse, përkundër ankesave nga banorët.

Comments