Vasfije Krasniqi do rrëfejë për dhunën e përjetuar edhe para kongresit italian

289

Që nga dalja publike e saj për të rrëfyer për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi- Goodman, ka ndarë rrëfimin e saj në mbarë botën.
Krasniqi nesër do të rrëfejë edhe para kongresit dhe senatit italian.

Këtë e ka bërë të ditur, vëllau i saj, Nafi Krasniqi, përcjellë Indeksonline.

“Me inicimin e Alma Lamës, ambasadores së Kosovës në Itali që Buqja të dëshmoi në Kongres dhe Senatin Italian, Buqja nesër do të pritet nga presidentja e Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë”.

“Bashkë me Buqen do të jenë të pranishme edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga, dhe dy deputete. Dëshmia do të bëhet nesër (26 qershor). Tashmë opinioni ndërkombëtar po e kupton për dhunimet dhe krimet që Serbia i bëri në Kosovë. Rruga e jonë për drejtësi do të marr përkrahjen e të gjithëve”, shkroi vllau i Vasfijes, Nafi Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se Krasniqi javë më parë ka treguar për dhunën seksuale nga serbët edhe para kongresit amerikan.

Comments