Në Pejë është zhdukur një person. 62 vjeçari Idriz Muriqi që nga mëngjesi i 22 majit nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët, banorët e fshatit dhe Policia e kanë kërkuar por deri më tani pa rezultat.
Prandaj, familjarët kanë kërkuar ndihmën e FSK-së sepse po dyshojnë se ai ka rënë diku në ujë.
Në polici thonë se kërkimet janë duke vazhduar dhe se nëse nevojitet ndihma e FSK-së, diçka e tillë do të ndodhë, pasi ekziston komunikimi mes dy institucioneve.

