Gati një javë pas përmbytjeve tragjike, akoma nuk është gjetur foshnja 16 muajshe, e cila po kërkohet në mënyrë intensive,transmeton Alsat-M.

Familjarët e vogëlushes Elif Fejzullahu kanë apeluar për përfshirjen e sa më shumë qytetarëve vullnetarë në kërkimet në zonat e përmbytura.

Isuf Fejzullahi thotë se gjurmët e gjetura janë të pakta, por shpresojnë në gjetjen e shpejtë, me qëllim që EliÞ 16 muajshe të mund të varroset pranë babait të saj i cili poashtu humbi jetën natën e përmbytjeve.