Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e vogëlushes Elife Fejzullahu nga Hasanbegu (VIDEO)

309
fresco

midle
Elif - Hasanbeg

Kanë vazhduar edhe sot kërkimet për vogëlushen Elife Fejzullahu nga Hasanbegu e zhdukur në përmbytjet e një jave më parë. Kërkimet e ditës së sotme ishin më intensive me numër më të madh të vullnetarëve dhe makinerisë së rëndë që po gërryenin çdo qosh për të gjetur trupin e saj. Xhemul Fejzullahu, xhaxhai i vogëlushes së zhdukur shpreson që kërkimet të përfundojnë me gjetjen e trupit të Elifes.

Përveç vullnetarëve nga vende të ndryshme, në kërkime ishin të angazhuar edhe pjesëtarë të Armatës dhe punonjës të Higjienës Komunale të Shkupit. Vullnetarët që anketuam gjatë kërkimeve thanë se mungesa e pajisjeve dhe tereni i padepërtueshëm vështirëson kërkimet.

Elife Fejzullahu, vogëlushja 16 muajshe ishte vajza më e vogël e Furkan Fejzullahut i cili gjithashtu humbi jetën gjatë vërshimeve në Hasanbeg./alsat-m

Comments