Vazhdon Aksioni – Pritet të arrestohen edhe 40 policë të tjerë



Po vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e kolegëve të tyre të dyshuar për marrje ryshfeti. Gjatë ditës pritet të arrestohen edhe afër 40 polic të tjerë.
“Aksioni i nisur sot në orët e mëngjesit në regjionin e Mitrovicë ku u arrestuan disa polic të dyshuar për marrje ryshfet nuk ka përfunduar. Vazhdon edhe në disa rajone tjera”, ka bërë të ditur për portalin INFOKUSI një burim brenda Policisë së Kosovës.
Sipas tij pritet të arrestohen edhe afër 40 policë të tjerë në regjionin e Prizrenit dhe disa regjione të tjera. Thuajse të gjithë këta janë të dyshuar për marrje ryshfeti gjatë punës së tyre në trafik. Një numër i tyre qe tashme veç pritet të arrestohet janë të policisë së trafikut në Autostradë e po ashtu pjesa tjetër janë nga Prizreni”, ka thënë ky burim i portalit INFOKUSI duke mos dashur t’i bëhet publik emri pasi nuk është i autorizuar të jap deklarata për media.
I njëjti ka treguar se thuajse të gjithë të arrestuarit janë polici e trafikut dhe dyshohen se gjatë punës se tyre në komunikacion në shkëmbim të gjobës për kundërvajtje kanë marrë ryshfet nga qytetarët. /INFOKUSI