Vazhdon greva në sektorin publik, 21 karrige para Qeverisë

161

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e ka realizuar grevën e përgjithshme të paralajmëruar në sektorin publik, duke kërkuar rritje lineare të pagave për 2.806 denarë dhe kthim të së drejtës për regres të pushimit vjetor.

LSM dje vendosi 120 karrige të zbrazura para Kuvendit, duke dëshiruar t’i kujtojë deputetët ta pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në ribalancin e buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave, ndërsa për sot kanë paralajmëruar 21 karrige para Qeverisë.

Greva do të mbahet çdo ditë nga ora 10 deri në 11, në mënyrë që të punësuarit në sektorin publik në atë periudhë të ndërpresin procesin e punës dhe të dalin jashtë dhe vetëm dhjetë për qind prej tyre do të punojnë aty ku duhet për raste urgjente.

Comments