VAZHDON KËRKIMI I ELIFES NJË VJEÇE, THIRRJE PËR MË SHUMË VULLNETARË
Sot është dita e 10 nga vërshimet që kapluan Shkupin dhe rrethinën,, dhe po aq ditë nuk dihet gjë për fatin e vajzës 16 muajshe të familjes Fejzullahi.
Edhe të martën ka vazhduar operacioni i kërkimit të saj, ndërsa në terren dolën forcat e njësisë speciale Tigrat, dhe të armatës së MAqedonisë.
Edhe pse në përcjellje të qenve, as sot nuk u gjet asnjë shenjë e vogëlushes.
Vullnetarët që dolën për ta kërkuar vajzën e familjes Fejzullai, bënë thirrje publike, që edhe të tjerët t’i bashkëngjiten këtij operacioni, sepse territori është i madh ku po kërkohet kjo vogëlushe.
“Po është dita e 10 që po kërkohet vajza. Kjo është lagjja e Kamnikut. Ky është rajoni ku vërshimet e kanë kapluar më së shumti. Është shumë rëndë për ta kërkuar sepse është hapësirë e hapur edhe që na kanë treguar fshatarët, uji ka shkuar në dy pjesë. Njëra pjesë në këtë anë dhe njëra në anën tjetër edhe atë pjesë atje e kemi kërkuar por nuk kemi gjetur asgjë”, u shpreh Gzim Plakaj, vullnetar.
Në kërkim kishte njësi speciale Tigrat dhe Armata e Maqedonisë dhe disa vullnetarë që bënin një grup prej 60-70 personave.
“Shokë të mixhës së vajzës nga ushtria këtu kemi ardhur jashtë detyrës që do të thotë nuk jemi me detyrë këtu ushtarë . Dje dhe pardje njësitet tjera që kanë ndihmuar, është njësiti me qenë që po kërkojnë edhe ata na kanë ndihmuar shumë. Sot që po kërkojmë jemi afër 60-70 veta bashkërisht me vullnetar ushtarë dhe njësia speciale”, shtoi Gzim Plakaj.
Vajza e Elifi 16 muajshe humbi në ditën e vërshimeve me 6 gusht.
Ajo humbi babanë e saj Furkanin kurse nëna e vajzës u kthye e gjallë në shtëpi, dy ditë pas përmbytjeve.
Atë e kishin shpëtuar disa banorë të lagjes Kamnik teksa kishte ngecur tek njëra prej shtëpive afër qarkores së Shkupit.