Vazhdon pastrim në Hasanbeg, banorët: Mbeturinat nuk kanë fund

216
10 dite pas vërshimeve që kapluan këtë rajon akoma në terren mund të vërrehen edhe shumë punë për të bërë, thonë banorët e kësaj zone transmeton TVM2.
“Ka akoma mbeturina nëpër rrugica, duhet akoma të mblidhen nga këtu. Pastrimi i rrugicave me uj sot kanë filluar e tani si do të vazhdoje më tej edhe ne nuk e dim”…
“Siç po e shihni edhe vet më së paku edhe 1 muaj ka punë për të pastruar mirë. Kemi shumë mbeturina që duhet të heqim nga këtu. Sot veçmë e kemi pastruar shtëpin dhe oborrin me uj, por kemi nevojë për disa gjëra të tjera të cilat do të mundeshin t’i pastrojmë mbeturina të tjera që dalin për dit edhe atëherë do të mund të kryhet dezinfektimi I shtëpisë”…
“Kanë mbetur akoma dhe shumë mbeturina, baltë nëpër obor”, thanë qytetarët e anketuar.
Ekipet e pastrimit sot kane arritur të mbledhin shume mbeturina nga shtëpit dhe madje të pastrojne me uj disa rruge lokale në këtë vendbanim. Në kanalin e vendbanimit Kamenik ekipat kanë vendosur tubacione të reja, por vërshtirson situata që makineritë e pastrimit shpesh po prishen, thonë autoritet.
“Në terren po punojnë intenzivisht rreth 50 kamiona dhe rreth 30 bagera dhe makineri tjera, mirëpo një pjesë e kësaj makinerie veçmë ka filluar të prishet duke pas parasysh se të njëjtat po punojnë 24 orë”, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
“Jemi në fazë përfundimtare me pastrimin e rrugëve, po punohet intenzivisht.Ata që mund të vërej sot që isha në terren në lagjen e Kamenikut mund të thuhet se lirisht në çdo zonë aty dhe rrugic mund të hyjet atje.Shtëpit gjithashtu po pastrohen dhe mund të themi se jemi duke përfunduar me pastrimin”, tha Ali Sadiku, kordinator i shtabit të krizës – Hasanbegu.
Deri më sot në Hasanbeg janë dezinfektuar rreth 300 shtëpi.
Autoritet e Qytetit të Shkupit kanë premtuar se kjo deponi e egër që është krijuar pas vershimeve në qendër të Hasanbegut do të pastrohet deri fund të kësaj jave.
Nga EVN kanë bërë të ditur se të gjitha larpercuesit e dëmtuar në Hasanbeg jane ven në funksion.Të gjitha ata që i kanë shtëpit e thata dhe që nuk kanë rrezik mund te kycen ne rrjetin energjetik. Ekipet e ushtrisë edhe sot vazhduan kërkimet e foshnjës 16 muajshe Elif Fejzullahu e cila vazhdon të mbetet e zhdukur që nga nata e vërshimeve.
Comments