Në Hasanbeg të Shkupit vazhdon pastrimi i rrënojave dhe mbeturinave. Gjendjen në teren e ka vëzhguar edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, i cili thotë se do të fillohet edhe me punë inxhinjerike dhe ndërtimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se do të ndërtohen ura dhe do të sanohen rrugët, duke shtuar se bashkë me ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, rajonin e kanë ndarë në 14 nënzona, ku operojnë dy ushtarë, dy pjesëtarë të popullatës lokale dhe një pjesëtarë i bashkisë.

Për më tepër, shihni reportazhin nga Tv Nova.