Vazhdon procesi gjyqësor për grupin e Kumanovës


Vazhdon sot në Gjykatën e Shkupit procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës. Në seancën e fundit të javës së kaluar u bë prezantimi i dëshmive materiale, gjegjësisht provave materiale të grumbulluara nga ana e MPB-së.
Dëshmitë u prezantuan në formë të shkruar, edhe pse raportohet se për të njëjtat ekzistojnë edhe fotografi dhe video inçizime.