Vazhdon skandali i SMS-ve të Dardan Molliqajt (Dokumente)

171
fresco

Se Lëvizja Vetëvendosje është në përçarje të thellë kjo bindje dita-ditës po thellohet. Pas publikimit të SMS-ve të fundit nëpër media, sot në rrjetet sociale po qarkullojnë SMS-a të tjerë në mes të Dardan Molliqajt, Dukagjin Goranit e Faton Topallit të cilët komentojnë vendimet e partisë madje sipas këtyre SMS-ve të lartëpermendurit janë të bindur se ish-nënkryetarja e partisë, Aida Derguti u detyrua dhunshëm të dorëhiqet nga partia pas skandalit të SMS-ve, shkruan Kosova Post.

Bashkëluftëtari i parë i Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli ka publikuar disa SMS të grupit të Molliqajt ku shahen aktivistë nga Tirana dhe fyen bashkëpartiakun e tij Albin Kurtin.

Ja postimi i plotë i tij:

Rrjedhje të reja në Vetëvendosje: Molliqaj shanë aktivistët e Tiranës, Kurtin e fyejnë edhe më shumë (Dokumente)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe disa komunikime të reja të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Kurtin sërish e fyejnë duke e quajtur qenef ose duke u tallur me “ai m… i Aidës”. Biseda si duket është bërë mbrëmë pas mbledhjes së kryesisë së Vetëvendosjes.

Në këtë komunikim të realizuar në Viber, me sa duket përveç Dardan Molliqajt, Dukagjin Goranit dhe Faton Topallit, merr pjesë edhe Dardan Sejdiu. Aty shihet edhe sesi deputeti Molliqaj, i cili ishte protagonist kryesorë si krah kundër Kurtit, i shanë keq anëtarët e kryesisë së Vetëvendosjes që vijnë nga Tirana, që sipas tij, ata e kanë detyruar dhunshëm Aida Dërgutin që të dorëhiqet.

Në këtë komunikim shihet se si zyrtarët e Vetëvendosjes flasin edhe për SHIK-un.

Më poshtë gjeni komunikimin e plotë:

Comments