Vdekja e foshnjës në Tiranë, reagojnë mjekët

389
auto_koco_gliozheni1486568761

Një foshnje ka vdekur sapo ka lindur mbrëmjen e djeshme në maternitetin “Koço Gliozheni”, në kryqytet, kanë bërë me dije burime nga policia për SYRI.net.

Por, sipas mjekëve të spitalit, foshnja ka lindur e vdekur.

Megjithatë, pritet ekspertiza për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes.

Policia tha se ka çuar dosjen në prokurori për mjeken gjinekologe me inicialet M.R., sepse në orën 19:00, në maternitetin “Koço Glozheni”, gjatë lindjes së M. M., ka vdekur foshnja e gjinisë femër.

Pas denoncimit si provë materiale është sekuestruar kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së foshnjes.

Comments