
Gazetaria shqiptare humbi një njeri të madh.Humbi Qani Memedin, në ndërkohë që nuk kanë munguar mesazhet e shumta nga njerëz të politikës, artit, kulturës për ikjen e tij.Një njeri që la shumë gjurmë në gazetarinë shqiptare.Faktiditor gjithashtu i shprehë ngushëllimet më të thella familjes së tij.
Në vazhdim mund ti ndiqni disa nga mesazhet e njerëzve të ndryshëm.

Shpresa Sinani : Ti ishe një mik i familjes sonë,ti ishe ai që sa herë kaloje nga Tetova e hapshe portën tonë,do të ndjejmë zbrazëtinë tënde gjithnjë,Dragomishti pa Ty nuk do ta ketë atë mikpritje si e bëjsheTi,Prishtina do të jetë e zymtë se një zë nga Ilirida do ti mungojë përjetë,Tetova nuk do ta ketë atë shkëkqim se nuk do jesh Ti për ta marrë fjalën sa herë kur kish nevojë,Tiranës do i mungojsh se lajme nga Shqipëria Natyrale do i mungojë nga dora e parë…..!!!
Mirupafshim miku i ynë,mirupafshim!

Bardhyl Zaimi: Një lajm i trishtë,. Lamtumirë Qani Mehmedi; lamtumirë buxha, Gazetaria shqipe humbi një njeri të madh !

Bexhet Toci: RIP .Qani Mehmedi Buxha te thirnim se ishe i tille. gjithmone , i perkushtuar si intelektual dhe prind , i pa ndalshem ne veprim aktual dhe i guximshem. Ishe mik shok gjithmon ne gadishmeri per te qene i dobishem per rethin ku ti veprove . I perjetshem do jet kujtimi per ty te qofte i lehte dheu.

Xhemal Ahmeti: Shumë ditë e zezë. Na iku Buxha. Ngushëllime gjithë atyre që e kanë njohur dhe dashur – si unë. Qani Mehmedi, legjendoo pse kaq herët 😭😭

Salajdin Salihu: Lamtumirë miku im zemërgjerë dhe i ditur Qani Mehmedi!

