Vdekja e gruas shtatzanë dhe foshnjes, tre gjinekologë në prokurori/ Ja emrat 

388
fresco

 

midle

materniteti_2016_09_16_2323_1474061027

Vdekja tragjike e gruas shtatzanë Aida Çajka dhe foshnjes së saj të palindur dje në maternitetin Kiço Glozheni në Tiranë ka bërë që prokuroria të nisë hetimet.

Dosja për tre gjinekologë që kanë pasur lidhje me rastin është dërguar sot në prokurori. Emrat e tyre janë: N. Ceni, D. Decka dhe H. Klosi. Ata dyshohen për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë.

Ja historia tragjike e Aida Çajkut, rrëfyer nga kunati dhe vëllai i saj, që e shoqëruan në maternitet.

Familja akuzon mjekët: Urgjenca e mbyllur me kyç, pa mjekë, pa oksigjen
aida cajka kunati
Familjarët e 35-vjeçares nga Paskuqani me Aida Çajka kanë akuzuar mjekët e maternitetit për vdekjen e saj sepse mbyllja e Urgjencës, sorollatjet e tyre dhe mungesa e oksigjenit kanë shkaktuar vdekjen e 35-vjeçares, e cila ka dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.

Kunati i viktimës tregon: “Pati komplikacione në shtëpi dhe e sollëm në maternitet në gjendje të rënduar. As 10 minuta nuk mbajti rruga. E sollëm por Urgjenca ishte e mbyllur me kyç. Pritëm 20 minuta që të hapej. Kunata ime ishte aty dhe nuk kishte as ku të ulej, s’kishte as stol. Nisi të villte.

Infermierja erdhi dhe mori një mjeke në telefon dhe i tha: “Eja se kam një paciente me të vjella dhe nuk i duroj dot të vjellat.”

Erdhën mjeku dhe mjekja pas gjysëm ore.

E mbajtën brenda nja 10 minuta dhe e pyetën ku të dhemb. Ajo dhe as nuk e dinte tamam. Kunata mund të fliste.

E çuam në QSUT dhe i bëmë të gjithë analizat, gjysmat tek Spitali Amerikan për shpejtësi. Tensionin e kishte 5 me 3, ishte nxirë. Doli e pastër nga zemra. Shkuam në Senatorium dhe doli e pastër. Mbërritëm në maternitet në orën 2:00 se nuk jemi vonuar. Kemi ardhur me ambulancë, me oksigjen dhe doktoreshën me oksigjen. Kemi ardhur me ambulancë me dyer të hapura, se nuk kishte oksigjen. E kishin lart dhe për ta marrë u duhej 20 minuta!!!

Erdhi mjeku kirurg më vonë dhe në orën 5 të mëngjesit na dhanë këtë shpjegim: Fëmija është i vdekur, të ndërhyjmë të shpëtojmë të madhin! Prisja t’i sillja dy fëmijët të shihnin bebin dhe shih ç’ndodhi!”

Vëllai i gruas së ndjerë tha se “familja jeton në Itali dhe burri i saj me dy fëmijët është duke ardhur nga Italia.”

Comments