Vdekja e turistes ruse në Ksamil/ Zbardhet dinamika. Arrestohet pronari i skafit që e goditi
Ermal Fataj, pronari i skafit që dyshohet se goditi dje në Ksamil vajzën e mitur ruse e cila po lahej ne det, është vënë arrestuar.
Sipas hetimeve paraprake, vajza 15-vjeçare Kseniya Ryok ishte duke u larë në det kur është goditur nga skafi.
Nga verifikimet e policisë, rezulton se Ryok ka qenë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapësirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.
Në atë kohë, mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se ka goditur me helikë vajzën 15-vjeçare.
Shërbimet e policisë së kufirit, kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të vajzës.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorin ka rezultuar se mjeti lundrues i përket Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil. Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Ngjarja ndodhi tek 3 ishujt e Ksamilt, ku 15-vjeçarja, me banim Shën Petersburg të Rusisë, u nxor e pajetë nga deti.