Vdes 57-vjeçari nga Malisheva që u gjet pas zhdukjes

Kishte kaluar disa ditë jashtë shtëpisë së tij. E gjithë familja Berisha ishte vënë në kërkim të 57-vjeçarit, Muharrem Berisha, i cili vuante nga një sëmundje e harresës. Ai u gjet javën e kaluar, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dje. Muharrem Berisha ndërroi jetë sot në mëngjes. Kështu i kanë thënë Expressit familjarë të të ndjerit.
Vëllai i të ndjerit tha se Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore dhe ftohjes së thellë, sidomos e mushkërive.

Kujtojmë se ditë më parë, familjarët e kishin raportuar të zhdukur Muharremin në polici. Pas gjashtë ditë kërkimesh, Muharrem Berisha u gjend i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, motivet që e çuan të dalë nga shtëpia 57-vjeçarin, Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës nuk dihen ende. Por, i njëjti vuante edhe nga harresa.