Vdes aktorja franceze, Jeanne Moreau

325
fresco

Aktorja Jeanne Moreau, një nga yjet më të mëdha të kinemasë franceze ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Moreau padyshim njihet për rolin e saj në filmin “Jules et Jim” të vitit 1962 të Francois Truffaut.

Ajo fitoi një numër të madh çmimesh përfshirë edhe atë për aktoren më të mirë në Kanë për filmin “Moderato Cantabile” në 1960, transmeton Klan Kosova.

Moreau gjithashtu ka punuar me Orson Welles në disa filma dhe fitoi çmimin Bafta për aktoren më të mirë të huaj për Viva Maria! në vitin 1967.

Comments