Vdes boksieri pas goditjeve që mori në ring (VIDEO)



Boksieri skocez Mike Towell ka ndërruar jetë pasi është bartur me barelë nga ringu, kur po zhvillohej raundi i pestë i duelit.
Ai u ndesh me uellsianin Dale Evans në në eliminatorët e peshave të lehta.
Pas takimit ka qenë kundërshtari i tij, që ka shprehur ngushëllimet e tij për Towell, duke thënë se nuk ka vend që të festohet në një rast si ky.
Kështu Towell pas lëndimeve që kishte marrë në ring, nuk mund të bëjë ballë, duke ndërruar jetë në mesnatën e së shtunës pranë familjes së tij. Klan Kosova.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni inserte nga kjo ndeshje: