Vdes ‘Drakula’ i Turqisë

224
fresco

Vdes 'Drakula' i Turqisë

midle

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare veterani i kritikës filmike Giovanni Scognamillo, duke lënë një bagazh 60-vjeçar të dokumentimit të kinematografisë turke, raporton sot agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Scognamillo, i njohur ndryshe si njëri nga personazhet e “çuditshëm” të qarkut Beyoglu të Stambollit nga shkaku i manisë së tij për vampirët, ndërroi jetë si pasojë e problemit me sistemin respirator.

Historiani i kinemasë, studiuesi, përkthyesi dhe aktori Scognamillo ka lindur në Stamboll në vitin 1929 në një familje levantine italiane (familje katolike me prejardhje franceze-italiane të ardhur në Turqi).

Me thonjtë e tij të zi dhe mantel të zi, Scognamillo vishej dhe përshkruante veten si një vampir për çka në shtëpinë e tij organizonte ekspozita me piktura vampirësh.

Pikërisht për këtë në vitin 2006 u incizua dokumentari me titull: Giovanni Scognamillo, levantini në Beyoglu.

Comments