Vdes foshnja 7-muajshe në Strugë

269

Dy fëmijë të vegjël, një 7-muajsh dhe tjetri 2-vjeç kanë vdekur në 24 orët e fundit në Ohër dhe Strugë. Vajza e vogël 7-muajshe nga Struga në spitalin e fëmijëve në këtë qytet është sjellë pa shenja jete, raporton Alsat.

Sipas drejtorit të spitalit të Strugës, Asim Musa, foshnja ka pasur sëmundje të rëndë në kokë nga lindja, ndërsa gjendja e saj ishte përkeqësuar ditëve të fundit.

Kur për herë të parë mbrëmë vonë fëmija është sjellë në spitalin e Strugës në repartin e fëmijëve, mjekët i kanë rekomanduar prindërit që ta shtrojnë në spital, por ata nuk kanë pranuar dhe janë kthyer në shtëpi. Për këtë gjë ata kanë nënshkruar edhe deklaratë, thotë drejtori Musa.

Pas një kohe të shkurtër, ata sërish fëmijën e kanë sjellë në spital, por kësaj here pa shenja jete.

Nga spitali i Strugës thonë se foshnja ka jetuar në kushte të këqija.

Ndërkaq, në rastin në Ohër, mbrëmë në spital është sjellë një vajzë 2-vjeçe në gjendje të vështirë. Pasi ka marr terapinë, është lëshuar në shtëpi në gjendje më të mirë, por para mesnate sërish e kanë sjellë në spital në gjendje edhe më të vështirë. Re-animacioni ka qenë pa sukses. Trupi i fëmijës së vdekur është dërguar për obduksion, ndërsa rezultatet pritet të bëhen të ditura sonte vonë.

Comments