Vdes gjykatësja amerikane që gjykoi krimet e luftës në Kosovë

Ann Wier ka qenë gjykatëse për rreth 17 vite në SHBA deri sa nga viti 2004 ka qëndruar në Kosovë, ku ka kryesuar një numër rastesh që kanë pasur të bëjnë me krime lufte, njofton mediumi amerikan Grand Forks Herald.
Në Kosovë ajo ka punuar si gjyaktëse e Kombeve të Bashkuara duke filluar nga viti 2004 ndërsa ka qenë anëtare e Gjykatës Supreme të Kosovës. Ajo ka ndërruar jetë të dielën në shtëpinë e saj.