Vdes legjenda gjermane e futbollit, Andreas Brehme

728

Legjenda gjermane, Andreas Brehme ka vdekur sot në moshën 63 vjeçare.

I ndjeri do të kujtohet për golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit të vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë.

Mbrojtësi i majtë po ashtu e kishte fituar Bundesligën me Kaiserslauternin dhe Bayern Munichun, plus titullin e Serie A me Interin.

Brehme kishte luajtur 86 herë për Gjermaninë, shkruan mediumi gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Bayern Munichu e ka shprehur mërzinë dhe dhimbjen për humbjen e njërit prej legjendave të tij.

Gjiganti bavarez e ka përshkruar Brehmen si një person mjaft special, i cili do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së Bayernit, i cili iu shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish-futbollistit. /Gazeta Express/

Comments