Vdes në gjumë fitues i çmimit Oscar

95
fresco

Legjenda e ekranit, Robert Redford, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Fituesi i çmimit Oscar vdiq në gjumë të martën në shtëpinë e tij në Utah, jashtë Provo-s, raportoi The New York Times, transmeton Indeksonline.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga Cindi Berger, drejtoresha ekzekutive e firmës së publicitetit Rogers & Cowan PMK.

Redford ishte një nga aktorët kryesorë të Hollivudit për dekada të tëra, duke u shfaqur në filma të mëdhenj si “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe “All the President’s Men”.

Robert Redford gjatë xhirimeve të filmit të vitit 1975 "Three Days of the Condor"

Comments