Vdes në moshë shumë të re gjimnaziztja nga Skenderaj
Një gjimnaziste nga Skenderaj ka ndërruar jetë sot.
Ajo po vijonte mësimet në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Për vdekjen e saj ka njoftuar vet gjimnazi, të cilët kanë lëshuar edhe një telegram ngushëllimi për familjen e F.D
Postimi i plotë me ndërhyrje(emri, mbiemri i viktimës)
Telegram ngushellimi
E nderuara familja D, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë F D, ndjehemi thellë të pikëlluar.
Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. F do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht.
Pushoftë në paqen e përjetësisë!
Të pikëlluar,
Drejtoria e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë
P.S. Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 28.10.2022 ora 16.00 ne varrezat e fshatit Kastriot (Kostërc) komuna e Skenderajit. /Lajmi.net/

