Vdes në moshën 106-vjeçare ish-sekretarja e ministrit të Propagandës Naziste

212

Ka vdekur ish-sekretarja e ministrit të Propagandës Naziste, Joseph Goebbels, Brunhilde Pomsel.

Ajo ishte 106-vjeçare.

Pomsel e jetoi shumicën e jetës në errësirë derisa një gazetë gjermane publikoi një intervistë me të në vitin 2011, duke nxitur interesim të madh për njërin nga anëtarët e fundit të mbijetuar të rrethit të brendshëm të udhëheqësisë naziste.

Vdekja e saj u konfirmuar dje për Associated Press nga Christian Kroenes, regjisori dhe producenti i filmit “A German Life”.

Comments