Vdes në moshën 65-vjeçare presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli

305

Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, përmes një postimi në Twitter.

“Presidenti Sassoli ndërroi jetë në orën 01.15 të mëngjesit më 11 janar në spitalin e Avianos në, Itali. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët e ardhshme”, ka shkruar ai.

Moebel THEMA

65-vjeçari Sassoli ishte shtruar në spital që prej 26 dhjetorit, për shkak të një komplikacioni serioz i shkaktuar nga mosfunksionimi i sistemit imunitar.

Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator.

Sassoli u zgjodh president i Parlamentit Europian më 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe nuk pritej të kërkonte një të dytë.

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator./A2CNN/

Comments