Vdes në vendin e punës në Zvicër, vëllai i ish-ministrit kosovar
Ish-ministri dhe ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ramizi, i cili për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër.
Vehapi thotë se papritmas i vëllai ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, ku shprehet se Ramizi i ka ndihmuar shumë familjes, shkruan lajmi.net
“Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushojë kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human”, ka shkruar Vehapi./Lajmi.net/