Vdes një tjetër kosovar në plazhin e Velipojës
Një i moshuar nga Kosova ka gjetur vdekjen sot në plazhin e Velipojës. I moshuari është parë në vështirësi nga pushuesit, teksa lahej në det.
Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën ndërsa kanë tentuar ta nxjerrin nga uji. Të moshuarit, 76-vjeçarit me inicialet B.A i është dhënë ndihma e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore të Velipojës, por ai ka ndërruar jetë në orën 12:05.
I moshuari me banim në Prishtinë të Kosovës pushonte me familjarët në plazhin e Velipojës në Shkodër.Policia thotë se “po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.