Vdes një vajzë trevjeçare nga djegiet në një zjarr në Strugë
Një vajzë trevjeçare e Novosellës së Strugës vdiq si pasojë e djegieve të cilat i ka marrë nga zjarri i cili e ka përfshirë shtëpinë e tyre.
Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje në orën 11 në shtëpinë pronë e G.I. (32) për shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarr, ndërsa në shtëpi ka qenë vajza e tij trevjeçare, e cila ka pësuar djegie.
Vajza në gjendje të rëndë shëndetësore është transferuar në Qendrën mjekësore në Strugë, prej ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dashur të transportohet në spital në Shkup, por para Kërçovës gjendja i është përkeqësuar, me ç’rast është dërguar në Qendrën mjekësore në Kërçovë, ku në orën 14:20 ka vdekur.
Zjarri është shuar nga Njësiti territorial i zjarrfikësve të Strugës. Në pajtim me prokurorin publik trupi i vajzës së vdekur i është dorëzuar familjes për varrim.