Vdes peshkatari në Lezhë

357

varka

Një peshkatar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Lezhë.

48­ vjeçari me inicial P.D, ka humbur jetën teksa peshkonte në thellësi të detit me peshkarexhë, dhe është goditur nga një kavo e mjetit lundrues.

Ai është transportuar me ambulancë për në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës, pasi kavo i ka shkaktuar plagë të shumta.

“Në bashkëpunim me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare në Shëngjin, është nxjerrë nga uji dhe transportuar për në spital me ambulancë, por rrugës ka ndërruar jetë”, deklaroi policia e Lezhës, shkruan gazeta Shekulli.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim si ngjarje aksidentale

Comments