Vdes Tom Petty

392

Rokeri legjendar, Tom Petty, ka vdekur sonte në moshën 66 vjeçare.

Petty njihet si lider në bendin Tom Petty and the Heartbreakers ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar CBS News, transmeton Klan Kosova.

Muzikanti pësoi sulm në zemër dhe u gjet pa vetëdije dhe duke mos marrë frymë në shtëpinë e tij në Malibu të dielën mbrëma.

Petty kishte arritur famën në vitet e 70-ta me bendin e tij, ku krijuan hite si “American Girl”, “Free Fallin’”, “Breakdown” dhe “Listen to Her Heart”.

Bendi ishte futur në Rock and Roll Hall of Fame më 2002.

Comments