Vdes tragjikisht 19 vjeçari nga Kosova në një aksident në Austri, vetura e tij u përplasë me një kamion

53

Vdes tragjikisht 19 vjeçari nga Kosova në një aksident në Austri, vetura e tij u përplasë me një kamion

Një 19-vjeçar kosovar nga rrethi i Eferdingut ka vdekur në vend pas një askidenti të ndodhur në autostradën e Eferdingut në Austri. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 e 46 të mëngjesit të sotëm.

Siç raportojnë mediat austriake, vetura e kosovarit është përplasur ballë për ballë me një gjysmërimorkio që po drejtohej nga një 63 vjeçar.

Një mjek që ndodhej rastësisht në vendin e aksidentit ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe njoftoi shërbimet e emergjencës.

19-vjeçari nga Kosova, siç raportojnë mediat austriake ishte bllokuar brenda veturës dhe ishte dashur të nxirrej nga automjeti nga zjarrfikësit.

Siç shkruan “heute.at” një kushëri i kosovarit kishte mbërritur pak më vonë dhe e kishte njoftuar babanë e të ndjerit./Express/

Comments