Vdes vëllai 10-vjeçar i Omran, ikonës së masakrave në Aleppo

116

 

Moebel THEMA

omran-daqneesh.jpg.image_.784.410-768x402 (1)

Ali, vëllai i 10-vjeçar i vogëlushit Omran Daqneesh (foto), i plagosur pak ditë më parë nga bombardimet në Aleppo, fotoja e të cilit ka bërë xhiron e botës, ka humbur jetën.

Vëllai i 5-vjeçarit është vrarë gjatë të njëjtave sulme që vetë ai u plagos.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Ali, e ka bërë të ditur Caroline Anning nga organizata Save the Children.

Për sulmet ajrore është akuzuar Rusia. Por, ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar akuzat./Syri.net/

Comments