Vdiq në rrethana misterioze, dy vjet më parë biznesmeni kërkonte mbrotje nga shteti

217
fresco

Unë kam dy fëmijë për të rritur dhe jam shumë i sigurt që këtij shteti i kam paguar çdo lloj takse dhe detyrimi që kam, nuk kërkoj as më shumë e as më pak të më mbrojë jetën”.

Kështu shprehej me frikën për sigurinë e jetës, në shkurt të vitit 2015 biznesmeni Bukurosh Malaj nga qyteti i Vlorës, i cili ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme pasi qëndroi 3 ditë në koma, shkruan “Panorama”.

Ai u aksidentua me makinë ndërkohë që udhëtonte me një vajzë e cila sipas dëshmisë së saj kishte deklaruar se Malaj kishte nxjerrë kokën nga xhami i makinës ndërkohë që ishte në ecje dhe ishte përplasur nga një kamion.

Malaj kishte marrë plagë të rënda në kokë të cilat rezultuan fatale.

midle

Dëshmia e vajzës ka ngjallur dyshime edhe tek familjarët e të ndjerit të cilët kanë thënë se rrethanat e vdekjes janë të dyshimta dhe se nuk bëhej fjalë për një aksident.

Dy vite më parë, biznesmeni ra pre e grabitjes me maska në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2015.

Tre persona të armatosur i kishin zënë pritë në parkimin e pallatit ku jetonte dhe nën kërcënimin e armës i morën një sasi prej 350 mijë lekë të reja dhe 185 euro, para të xhiros e pagesave që kishte për të kryer.

Biznesmeni, Bukurosh Malaj thoshte për mediat në atë kohë se grabitësit i kanë marrë dhe automjetin, i cili më pas u gjet i braktisur në afërsi të fshatit Kotë të rrethit të Vlorës.

“Kam bërë shumë kallëzime e deklarata të ndryshme. Çështja shkon, por mbyllet. Dyshoj se kush është por nuk besoj se mund ta arrestohen. Para një jave para lokalit tim u vodh po një biznesmen. Kam dyshime sepse jam biznesmeni i radhës dhe mund të jenë këta grabitësit të njëjtët. Jam shumë i sigurt se këtij shteti i kam derdhur çdo lloj takes që ka vënë dhe nuk i kërkoj as më shumë as më pak të më mbrojë jetën Mendoj se grabitësit janë dy burra të rritur dhe një minoren.”, thoshe ai për mediat.

Comments