Roela Meka, ish-konkurrente e programit “Për’puthen”, është bërë nënë për herë të parë.
Vetëm një ditë pasi ndau me ndjekësit pamjet nga “baby shower”-i i organizuar në shtator, burime të sigurta për Prive by Liberta Spahiu konfirmojnë lajmin e bukur: Roela ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.
Sipas burimeve tona, vogëlushja ka marrë emrin e veçantë – Siela.
Ndërkohë, mësohet se partneri i saj, Vedati, ka munguar në “baby shower” për arsye personale, pasi nëna e tij ishte nisur për në Mekë dhe ai vetë ka qenë i angazhuar me punë.
Ky moment shënon një tjetër histori të bukur që ka marrë jetë pas ekranit, pasi Siela është bebja e parë e lindur nga “Për’puthen” – fryt i një dashurie që nisi në emision dhe u kthye në një familje të vërtetë.
/Prive By Liberta Spahiu

