Vejseli: Shqiptarët janë të dëshpëruar nga politikat e deritanishme, PPD duhet përkrahur (VIDEO)

146
fresco

midle

“Maqedonia është në krizë të madhe ekonomike, politike e sociale dhe se partitë politike duhet të gjejnë rrugëdalje për ta tejkaluar këtë krizë.  Nga kjo krizë Maqedoninë nuk mund ta nxjerrin politkanë të korruptuar sepse tash nuk është koha e para 26 viteve kur krejt regjioni ishte në krizë  për ta ruajtur paqën”, theksoi kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli në takimin me qytetarët e Shipkovicës dhe Reçicës së Madhe.

Vejseli gjithashtu theksoi se PPD e filloi aktivitetin e saj në kushtet e okupimit të Kosovës dhe krizës së rëndë ekonomike të Shqipërisë kurse sot kemi një Kosovë të lirë dhe të pavarur një Shqipëri ekonomikisht të fortë dhe anëtare e NATO-s dhe një kapiatl të UÇK-së dhe Marrëveshtjes së Ohrit.

Megjithëkëtë, vazhdoi Vejseli, politikanët e sodit shqiptarë kanë dështuar dhe dështimi i tyre e ka sjellur që burgjet e Maqedonisë të jenë të stëmbushura me shqiptarë nga montimet politike që i ka bërë qeveria. Një pjesët të fjalimit të tij Abduladi Vejseli ia kushtoi edhe dëshprimit të zgjedhësve nga politikat e deritashme të partive politike dhe rreziku i abstenimit në zgjedhje, gjë që kjo nuk duhet të ndodhë fare.

Në Shipkovicë të pranishmëve iu ofrua platforma për zhvillimin e blegtorisë dhe bujeqësisë, me theks të veçantë subvencionet për prodhimet ekologjike si ardhmëri e industrisë ushqimore si dhe ndërtimit të kapaciteteve të grumbullimit të prodhimeve bujqësore dhe plasimit të tyre në treg. (INA)

Comments