Vela: Serbia po e kërcënon Kosovën me agresion policor dhe ushtarak

368
  • Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po e kërcënon Kosovën, pas deklaratës së fundit qe Petat Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, beri.

    Në deklaratën e tij, Petkoviq tha se Serbia po shqyrton mundësinë e dërgimit të 1000 trupave policore dhe ushtarake në Kosovë.

    Rreth kesaj deklarate ka reaguar Blerim Vela, ai ka thene kjo deklarate paraqet kërcënim të hapur nga Serbia.

    “Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të saj ilegale në Kosovë, në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore dhe ushtarake për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, shkroi Vela në rrjetin social Twitter.

Comments