Veleshta pa ujë në pikë të verës

195

Banorët e fshatit Veleshtë të Strugës në mes të verës në 40 gradë celsius janë pa ujë të pijshëm.

Një nga fshatrat më të mëdha në këtë rajon nuk ka ujë pothuajse tërë ditën. Banorët mbushin ujë në fuçi dhe shishe, por vetëm kur ka ujë, kryesisht gjatë natës.

Banorët i apelojnë te autoriteteve që sa më shpejtë të ndërmarrin masa.

Situata është veçanërisht alarmante në verë, kur vijnë kurbetçarët apo mërgimtarët nga jashtë. Në atë moment në Veleshtë qëndrojnë më shumë se 10 mijë qytetarë.

Nga Ndërmarrja Publike Proakva, thonë se një ndër arsyet për këtë situatë është keqpërdorimi i ujit, jo vetëm në Veleshtë, por edhe në vendbanimet e tjera.

Comments