Veliaj arrin marrëveshje me artistët për Teatrin Kombëtar

336

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me artistet për godinën e Teatrit të ri Kombëtar.

Ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook shkruan se falë kontributit të secilit tashmë është arritur një marrëveshje më e mirë dhe që sot nisin negociatat për një godinë të re.

Kreu i Tiranës e shoqëroi postimin dhe lajmin me një foto ku kishe dale përkrah aktorëve Arben Derhemi e Alfred Trebicka si dhe regjisorit Altin Basha.

Prej ditësh aktorët, regjisoret e përfaqësues të tjerë nga bota e teatrit dhe kinematografisë shqiptare kishin dalë në proteste pasi kërkonin rikonstruksionin dhe jo ndërtimin nga e para të godinës së Teatrit të ri Kombëtar.

Tashmë mbetet për t’u parë nga afër se në cilin aspekt janë bashkuar palët dhe cilat janë ende kundërshtitë që duhen sheshuar.

Comments