Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski i shpjegoi gjykatës se si gjatë 27 prillit kishte patur ditë të zakonshme pune derisa ishte zgjedhur kryetari i ri i Parlamentit.
Veljanovski shpjegoi se ai e kishte përmbyllur seancën atë ditë me pëlqim edhe të deputetëve dhe kishte lënë termin për 28 prill mirëpo situata e tensionuar nuk kishte mbaruar. Himni maqedonas dhe shqiptar vetëm i kishin nxitur gjakrat më shumë sipas tij. Veljanovski gjoja se kishte dalë nga salla pasi ishte votuar kryetari dhe kishte shkuar në kabinetin e tij dhe herën e parë kur kishte dalë kishte parë kaosin që ishte krijuar jashtë në sallë.
“Pas koordinimit të shkurtër vazhdova me seancën, aty ku kishim mbetur më parë, dhe situata vazhdimisht kishte qenë si nën tension. Kishte shumë fjalime procedurale të deputetëve të LSDM-së por edhe VMRO-së. Mbaj mend se në atë atmosferë të tensionuar e këndoi himnin Krsto Mukoski i cili e nxeu edhe më shumë situatën dhe unë dëshiroja që ta përmbyll sa më shpejtë seancën. Pas tij morri fjalën edhe Zekirija Ibrahimi i cili foli në shqip dhe filloi ta këndojë himnin shqiptar. Ora ishte rreth 19:00. Kjo zgjati disa sekonda. Unë si kryetar s’kisha mundësi që ta ndërpresë pasi nga foltorja nuk ka një mundësi të tillë kufizimi. Unë se dija se çfarë fliste derisa ma përkthyen në dëgjuese. Kur mbaroi himni ishte ora rreth 18:00. Aty e permbylla seancën dhe lash takim për ditën e nesërme. Por asnjë deputet nuk po dilte. Vetëm ata të VMRO së ishin ndalur para foltores. Kur e pashë se nuk po largohen, thirra sigurimin që të intervenojë të ruajë qetësinë nëse ka ndonjë përplasje. Unë shkova në kabinetin tim. Erdhën disa deputetë me tonë më të larta që më ofendonin dhe se kisha të qartë përse. Pastaj e pashë se çfarë po ndodhte poshtë dhe isha i habitur tej mase. Gjithkush shok bomba, përplaseshin dyert, disa protestues donin të hynin në kabinetin tim. Disa prej tyre sigurimi nuk kishte mundur madje ti mbajë. Aty tek unë kishte edhe deputetë e të punësuar tjerë të Parlamentit që po strehoheshin”, ka deklaruar Trajko Veljanovski.
Trajko Veljanovski tha se po ndjente se diçka do të tollovitej, prandaj i kishte thënë sigurimit të Kuvendit që të rrijë gati.
“Në galeri kishte edhe shumë gazetarë dhe nga përvoja ndjeja se do të ketë ndonjë zhvillim. Unë komunikoja çdoherë me Gjoshevskin si sigurimi im personal, dhe i thashë që ti thotë sigurimit të brendshëm që nëse ka ndonjë eskalim në sallë, le të hyjnë të intervenojnë. Nga e kaluara e di se ka patur edhe rrahje mes deputetëve prandaj desha të sigurohem”, shtoi Veljanovski.
Goran Gjoshevski, që e kishte thirrur Trajko Veljanovskin si dëshmitar, kishte qenë 9 vjet e gjysmë truproje personale e Trajko Veljanovskit, gjatë tërë mandatit si kryetar i Kuvendit.
Posti i meparshem
Mitsotakis: Nuk do të votojmë ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës
Posti i ardhshem
Befasi e madhe: Cavani i thotë ‘PO’ gjiganit nga Premierliga
Comments