Vëllai i Presidentit Thaçi reagon pas arrestimit të Enis Qerkës për drogë

357

  

Gani Thaçi, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i arrestuari nën dyshim për posedim të lëndëve narkotike – heroinë, Enis Qerka, nuk është shoferi i tij.

Por, Gani Thaçi ka shtuar se Qerka i cili është arrestuar nën dyshimin e posedimit të lëndëve narkotike është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit që 6 vite në pozitën e shefit të logjistikës”, ka thënë Thaçi për Arbresh.info.

“Enis Qerka nuk është shoferi im”, ka theksuar ai.

Thaçi ka shtuar gjithashtu se rasti ka ndodhur në ditë vikendi.

“Ky rast ka ndodhur të shtunën për të cilën unë nuk marrë përgjegjësi, Enisi nuk ka qenë me veturë zyrtare “, ka shtuar Thaçi.

Thaçi ka thënë se nuk merr përgjegjësi për veprimet e askujt.

Comments