Vëllazërimi mundi Metalurgun, shkëlqeu Bilali me “Tripletë”

570
Vëllazërimi mundi Metalurgun, shkëlqeu Bilali me “Tripletë”

Moebel THEMA

Vëllazërimi ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 4:0 në ndeshjen e javës së 9-të duke mundur në shtëpi Metalurgun.

Figurë qendrore te skuadra kërçovare në këtë përballje ishte Lutfi Bilali, i cili realizoi “hat-trik”, edhe atë në një periudhë kohore prej vetëm 12 minutave. Golin e parë Bilali e realizoi në minutën e 72-të, duke shënuar golin e parë në këtë përballje, ndërsa 10 minuta më pas pas një gabimi të mbrojtjes mysafire me një parabolë realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.

Goli i tretë ishte më i bukuri i ndeshjes, kur Lutfi Bilali në manirin e golashënuesve të mëdhenj, pasi kishte vërejtur se portieri Filip Iliq kishte lëshuar portën paraboloi këtë të fundit duke rrumbullaksuar “hat-trikun” e tij në këtë përballje, ndërsa fitoren e Vëllazërimit 4:0 ndaj skuadrës shkupjane të Metalurgut e vulosi Ardit Zeqiri me golin e realizuar në minutën e 87-të. Falë kësaj fitore Vëllazërimi arriti në kuotën e 13-të pikëve, duke u barazuar kështu me Metalurgun dhe duke u pozicionuar në pozitën e 5-të në renditjen tabelare.

Comments