Vendet më jetëgjata, Maqedoni dhe Shqipëria të fundit

224

Më jetëshkurtër janë njerëzit në Europën Lindore, vendet ish-socialiste, ku normën më të ulët e kanë Lituania dhe Bullgaria, Maqedonia dhe më pas Shqipëria Europa meriton emërtimin “Kontinenti i Vjetër” pasi ka një popullsi me moshë mesatarisht më të madhe se kontinentet e tjera. Sot në Europë ka rreth 32 pensionistë për çdo 100 punëtorë të moshës 20-64 vjeç, pra rreth tre punëtorë për një pensionist. Ky raport pritet të bjerë në dy punëtorë për një pensionist në mesin e shekullit të XXI. Studimi thekson se sidomos Europa Jugore kombinon shpopullimin me plakjen e popullsisë.

Në vende të tilla si Greqia dhe Italia, ka një numër në rritje të atyre që lënë në tregun e punës për të dalë në pension, se të rinj që hyjnë në tregun e punës. Një seri faktorësh sociale, ekonomike dhe psikologjikë kombinohen për të nxitur çiftet sidomos në Europën Jugore që të mos kenë shumë fëmijë si më parë: të ardhura më pak të disponueshme, liri personale, dëshira për të ndjekur karrierën profesionale, norma të larta të divorcit, çmitizim të martesës dhe familjes. Italia është vendi në Europë ku gratë kanë moshën mesatare më të lartë, fëmijën e parë e lindin pothuajse në 31 vjeç.

Në vende si Spanja çiftet e reja nuk mund të përballojë krijimin familjes dhe të kenë një fëmijë para moshës 30 vjeç. Në bazë të analizave të Eurostatit, vlerësohet se të paktën dy të tretat e vendeve evropiane do të kërkojë kontributin e emigrantëve nga vendet jo-europiane për të siguruar stabilitetin demografik në Europë deri në vitin 2050. Në aspektin e jetëgjatësisë ka një ndarje mes Europës Lindore dhe asaj Veriore. Europianët me jetëgjatësi më të madhe jetojnë në Italinë veriore, në veri të Spanjës, në rajonet bregdetare të Francës, dhe zona të Zvicrës dhe Norvegjisë. Më jetëshkurtër janë njerëzit në Europën Lindore, vendet ish-socialiste, ku normën më të ulët e kanë Lituania dhe Bullgaria, Maqedonia dhe më pas Shqipëria.

Comments