Vendim historik, parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

62

Parlamenti finlandez ka aprovuar vendimin për të aplikuar në NATO.

188 vota nga deputetët u dhanë pro aplikimit dhe tetë ishin kundër dhe tre kanë abstenuar.

Aprovimi nga Parlamenti do të thotë se presidenti dhe qeveria tanimë mund të ndërmarrin hapat për të kryer procesin e aplikimit zyrtar, ndoshta të martën, raporton Gazeta Express.

Moebel THEMA

Të dielën, presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin njoftuan se Finlanda do të kërkojë të bashkohet me Aleancën. Çështja u zhvendos më pas në Parlament për një debat të gjatë që filloi të hënën dhe që pasoi me një votim.

Në total, 212 fjalime u mbajtën në Parlament gjatë seancës plenare që zgjati për 14 orë.

Këtë votim e quajti historik ish-kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, i cili edhe e bëri të ditur këtë lajm në Twitter.

Comments