Vendim i Padrejtë

182

Nexhat Demaku

Nexhat Demaku, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga cilësia e Kryetarit të Komunës së Drenasit, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit është vetëm një tendencë, për ta njollosur atë dhe familjen e tij.

Në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosova, Demaku ka deklaruar se për të ardhmen e vendit është shqetësuese ambienti të cilin e ka krijuar EULEX.

“Ata, cilin të duan sot mund ta çojnë në burg.  Një deklaratë e thjeshte, dhe automatikisht ajo është dëshmi e mjaftueshme që atyre u kryen punë.”

Demaku ka thënë se nuk mund ta pranojë vendimin për të cilin është akuzuar.

“Unë do ta respektoj këtë vendim, por kurrsesi nuk e pranoj.”

“Kemi pasur edhe raste të tjera të bashkëluftetarëve të tjerë që janë dënuar pa faj dhe pas 5 vjetësh kanë dalë të pafajshëm.”

“Në Likovc nuk ka pas burg. Atje ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së dhe aty kanë qenë shumë njerëz. Kanë hyrë kanë dalë edhe përfaqësues të lartë të huaj.  Por, unë asnjëherë nuk kam qenë në atë Shtab”.

Demaku, më tej ka pohuar në Info Magazinë se dëshmitari i cili është paraqitur gjatë procesit të gjykimit për rastin Drenica II është i njohur për të gjithë dhe se arsyeja pse ai është bërë dëshmitar i këtij rasti e di vetëm prokurori i EULEX’it.

Comments