VENDIMI I KOMISIONIT TË SHKALLËS SË DYTË, NDËRTIMI SHTESË I PANÇEVSKIT ËSHTË RRËNUAR NË MËNYRË KUNDËRLIGJORE

262
fresco
midle

Komuna Qendër ka vepruar në mënyrë të paligjshme me vendimin për rrënim të ndërtesës, pronar i së cilës është edhe kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski. Komisioni shtetëror i  shkallës së dytë për vendim në fushën e inspektimit mbikëqyrës dhe procedurës kundërvajtëse sot miratoi vendim me të cilin anulohet vendimi i Komunës Qendër, me ç’rast lënda kthehet në rigjykim.  Komuna Qendër ngriti kallëzim penal kundër Pançevskit dhe kundër dy personave tjerë për kryerjen  e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”. Ndërkaq, Pançevski dhe familja e tij në mënyrë vetanake filluan t’i rrënojnë katet e ndërtuara pa leje.

Comments