Vërshime të mëdha dhe rrëshqitje dheu në Zvicrën Lindore

318
fresco

Vetëm gjatë intervalit kohor nga mesnata deri në orën 11 të ditës së sotme, në Kanonin e St. Gallenit, zjarrfikësit janë alarmuar plot 570 herë nga popullata

midle

Reshjet e pandërprera të shiut gjatë dy ditëve të fundit në Zvicrën Lindore kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të vogla të dheut. Kështu, vetëm gjatë intervalit kohor nga mesnata deri në orën 11 të ditës së sotme, në Kanonin e St. Gallenit, zjarrfikësit janë alarmuar plot 570 herë nga popullata, raportojnë mediat e regjionit. Njerëzit kanë kërkuar ndihmë nga njësitete e zjarrfikësve për të zbrazur bodrumet e vërshuara dhe për të pastruar rrugët nga balta që i kishte mbuluar ato pas rrëshqitjeve të dheut.

Më së shumti ndërhyrje të zjarrfikësve ka pasur në Altstätten, ku sasia e shiut të rënë gjatë 48 orëve të fundit ka qenë 154 milimetra.

Ndihma e zjarrfikësve është kërkuar po ashtu shumë edhe në Kantonin Apenzell Ausserrhoden. Sipas policisë së këtij kantoni, ka pasur mbi 100 alarmime. Një numër rrugësh janë bllokuar ndërsa është kufizuar edhe qarkullimi i trenave në mes të lokalietetve Speicher dhe Trogen.

Comments