Vërshimet, Kryqi i Kuq ka shpërndarë mbi 1 milion euro për 4200 familje

178

vershimet2-718x380

Në xhiro-llogaritë e rreth 4200 familjeve të prekura nga vërshimet janë transferuar një milion e 20 mijë euro, kanë bërë të ditur nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë, njofton SHENJA.

Donacioni është grumbulluar nëpërmjet xhiro-llogarive bankare dhe nëpërmjet numrave nga të gjitha operatorët celularë. Për shkak disa gabimeve noterike nga ana e qytetarëve që janë paraqitur në listat për pranim të ndihmës, shpërndarja ishte prolonguar për disa ditë.

Javën e kaluar Kryqi i Kuq ka nënshkruar marrëveshje për gjysmë milion euro me kolegët austriak.

Këtë mjete do të shpërndahen 300 familjeve që janë rastet sociale, të evidentuar në ministrinë e punës dhe politikës sociale.

Comments